Tërmeti në Pakistan, regjistrohen 20 viktima dhe 200 të plagosur

Tërmeti në Pakistan, regjistrohen 20 viktima dhe 200 të plagosur

20 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë janë plagosur nga tërmeti që goditi provincën jugperëndimore të Pakistanit, Balchistan.

Tërmeti me magnitudë 5.9 goditi vendin rreth orës 3 të mëngjesit kur qytetarët ishin në gjumë, thanë autoritetet vendase.

Tërmeti kishte një thellësi prej rreth 20 kilometrash (12 milje).

Kryeministri pakistanez Imran Khan "ka urdhëruar ndihmë të menjëhershme në baza emergjente" për banorët e zonës pas tërmetit.

Ushtria pakistaneze tha se disa shpëtimtarë kishin arritur në zonat e goditura nga tërmeti në Harnai dhe nëntë nga të plagosurit rëndë ishin transportuar me aeroplan në Quetta.

Balochistan është provinca më e madhe, por më pak e populluar dhe më pak e zhvilluar e Pakistanit, duke u renditur vazhdimisht në fund të renditjes së treguesve kombëtarë të zhvillimit njerëzor.

Shumica e shtëpive në zonën Harnai, ku ndodhi tërmeti, janë prej baltë dhe guri dhe janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve nga tërmetet në krahasim me strukturat prej betoni ose tulla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy