Bernie Sanders heq dorë nga fushata presidenciale e vitit 2020 në SHBA, duke ia lënë të lirë territorin Joe Biden si kandidat të mundshëm. Senatori i pavarur nga Vermont do të përballej me Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit. Tërheqja e tij nga gara bën që në vend të tij të jetë ish-nënkryetari Joe Biden, ai që do të sfidojë presidentin Donald Trump.
Sanders fillimisht tejkaloi pritshmëritë për aftësinë e tij lidhur me fushatën presidenciale në vitin 2016. Ai pësoi një sulm në zemër përgjatë fushatës tetorin e shkuar. Sanders e pati të pamundur të siguronte mbështetjen e progresistëve prej frikës, nëse ideologjia e tij socialdemokrate do të përkrahej nga votuesit e zgjedhjeve të përgjithshme.
Sipas “Euronews”, Sanders do t'u drejtohet mbështetësve në 5:45 pasdite.



