Diplomati i lartë turk Feridun Sinirlioğlu do të jetë në krye të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Këshilli i Përhershëm i OSBE-së, i cili u mblodh në Vjenë, vendosi njëzëri që të paraqesë kandidaturën e Feridun Sinirlioğlu si Sekretar i Përgjithshëm për miratim nga Ministrat e Jashtëm të OSBE-së.
Ministrat e Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të cilët kanë nisur takimin ditën e djeshme (takim i cili do të vijojë dhe sot) në Valetta, Maltë, pritet të ndjekin rekomandimin në vendimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe të miratojnë zyrtarisht kandidaturat.
Përveç Sinirlioğlu, ekipi i ri drejtues përbëhet nga: Maria Telalian, Këshilltare Ligjore dhe Shefe e Departamentit Ligjor në Greqi, Christophe Kamp, Ambasadori aktual i Holandës në OSBE dhe Jan Braathu nga Norvegjia, Përfaqësuesi aktual i OSBE-së në Serbi.
Ishin 12 pretendentë të tjerë që kanidonin për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, i cili ka qenë skena e negociatave të ashpra diplomatike prej muajsh, duke përfshirë ministrin e Jashtëm shqiptar İlgi Hasani dhe Braathu.
Vendimi, që fillimisht pritej të merrej në shtator, u la në mbledhjen e dhjetorit për shkak të mungesës së konsensusit.
Sipas medias turke yetkinreport burimet diplomatike theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Greqisë.
Të dy vendet kishin rënë dakord më parë për të mbështetur kandidatët e njëri-tjetrit.
Yetkinreport shkruan se ky vendim, është shembulli i unitetit perëndimor dhe lindor në Euroazi në një kohë të tensioneve në rritje në Kaukaz, Ballkan, Mesdheun Lindor dhe Detin e Zi.
Lufta ruso-ukrainase po zgjerohet dhe tensionet po rriten në këto rajone.



