Egjipt, 36 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga përplasja e trenave

Egjipt, 36 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga përplasja e trenave

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave në veri të Egjiptit. 

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dhe mbi 100 persona të tjerë.

Trenat janë ndeshur me njëri-tjetrin, afër qytetit të Aleksandrisë, gjatë ditës së sotme.

Sipas raportimeve, njëri tren ishte duke udhëtuar nga kryeqyteti Kajro, ndërsa tjetri nga Port Said, nga veriu i Kanalit Suez.

Duke cituar zyrtarë të ministrisë së Transportit, televizioni shtetëror, ka raportuar se përplasja ka ndodhur si shkak i ndonjë mosfunksioni në njërin nga trenat.

Egjipti është përballur me disa tragjedi hekurudhore, gjatë viteve të fundit. Në  2013, nga një përplasje në mes të një treni dhe një autobusi, kanë vdekur rreth 30 persona në jug të kryeqytetit Kajro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy