Stoltenberg: Ukraina më afër NATO-s se kurrë

Stoltenberg: Ukraina më afër NATO-s se kurrë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha për mediat hungareze se “Ukraina është më afër se kurrë me NATO-n dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë në zbatimin e reformave të nevojshme në rrugën e saj drejt anëtarësimit”.

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, përsëriti ai në një bisedë me Indeksin hungarez.

Në samitin e NATO-s të këtij viti në Vilnius, aleatët ranë dakord për një program shumëvjeçar ndihme për Ukrainën për të siguruar kalimin nga epoka sovjetike në pajisjet dhe standardet e NATO-s, si dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive.

Aleatët deri më tani kanë ndarë 500 milionë euro për të plotësuar nevojat kritike, duke përfshirë karburantin, pajisjet mjekësore, pajisjet e pastrimit të minave dhe urat ponton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy