Institucionet shqiptare gjatë këtyre ditëve janë bërë pre e sulmeve kibernetike. Sipas ekspertit të IT, Erion Demiri, sulmet e fundjavës kanë ardhur nga grupe pro ruse, si reagim pas deklaratave të kryeministrit Rama kundër Rusisë në SHBA apo situatës së vështirë në veri të Kosovës. Po ashtu ditët e fundit është vështirësuar për qytetarët dhe institucionet aksesi në e-Albania.



