Pas telefonave inteligjentë, edhe kompjuteri i parë i palosshëm është hedhur në treg. Ky model është krijuar nga Lenovo. ThinkPad X1 Fold, aktualisht është një pajisje unike në llojin e vet, sigurisht vjen me një çmim shumë të lartë sit ë gjitha pajisjet teknologjike që palosen dhe kushton mbi 3 mijë euro.
PC, i cili është gjithashtu i pajtueshëm me rrjetet 5G, synon të ndërthurë funksionalitetin e smartphone, tablet dhe laptop në një pajisje të vetme. Rezultati i pesë viteve punë ka një ekran fleksibël 13.3 inç me dimensione 299.4 x 236 x 11.5 mm, i cili kur mbyllet bëhet 158.2 x 236 x 27,8 mm, dhe një peshë pak më pak se një kilogram.
![]()
Kompjuteri ka sistemin operativ Intel Lakefield, 8 GB Ram dhe deri në një TB memorje.
Sistemi operativ është Ëindoës 10, ThinkPad X1 Fold mund të përdoret si një tabletë i madh kur është i hapur, madje duke e ndarë ekranin në dy gjysma me dy aplikacione të ndryshme, ndërsa palosja merr pamjen e një libri ose një mini-laptop me tastierë virtuale.
Sidoqoftë, është e mundur ta shndërroni atë në një laptop normal 13 inç duke shtuar një tastierë fizike, e shitur veçmas si majë shkruese.
Çmimi është rreth 2,900 euro plus TVSH, domethënë i kalon 3,500 euro.
![]()



