Martin Pano rrëfen emocionet e “Çmendem” në Kënga Magjike: I lumtur për suksesin e deritanishëm

Martin Pano rrëfen emocionet e “Çmendem” në Kënga Magjike: I lumtur për suksesin e deritanishëm

Martin Pano i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’  ka komentuar këngën e tij pjesëmarrëse në Kënga Magjike “Çmendem” për të cilën shprehet se ka ndjerë emocione shumë të forta pasi dhe materiali ishte disi ndryshe nga herët e tjera.

Ai tha se kënga është pritur mjaft mirë dhe ka pasur një sukses të madh dhe në rrjetet sociale. Pano tregon dhe planet për të ardhmen ku shprehet se ka dëshirë të realizojë një projekt pas periudhës së Vitit të Ri dhe ndoshta një duet gjatë verës.

Kjo këngë ka një suport të rëndësishëm në zemrën time sepse është diçka totalisht ndryshe me materialet që kam sjellë deri tani dhe për formatin e festivalit.

E prisja që do ishte diçka ndryshe nga ajo me të cilën jam hasur më parë, por jam shumë i lumtur që kënga është pritur kaq mirë. Ditën që dola te kënga magjike isha gjithë kohës më pas në telefon duke ndjekur mediat sociale.

Këtë vit nuk isha para jurisë sepse herën e fundit që kisha marrë pjesë kisha kaluar në natën finale dhe isha kategorizuar si big artist.

Sa i përket vazhdimit jam duke menduar të krijoj diçka për janarin dhe ndoshta ndonjë bashkëpunim gjatë verës, por asgjë nuk kam vendosur kështu që jam i hapur për këdo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy