
Avokati Redon Meksi, e cilësoi Vunoin si një nga fshatrat më të bukura të bregut shqiptar, duke thënë se është me identitet të vetin dhe nuk është kopje e asnjë fshati tjetër në Greqi apo vend tjetër.
Për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se Vunoi ka një prej plazheve më të bukura në vend, Gjipenë, por ngriti si shqetësim rrugën që të çon në këtë plazh.
Në vende si Green Coast apo Rolling Hills, ti nuk blen shtëpinë, por komshiun.
Vjet kam parë një shtëpi 120 metër, me oborr 1 mijë metra, kushtonte 100 mijë euro.
Ky fshat ka dhe një veçanti tjetër, thuhet se kryeministri është me origjinë nga mamaja, është një nga fshatrat e bregut që nuk fliste kurrë greqisht.
Për të shkuar në Gjipe rruga është shumë keq. Unë vetë jam me fuoristradë.
Siç më thonë ata që kanë fuoristradat e mëdha tip taksi, kanë dëmtuar rrugën, me Ranger nuk zbret dot.
E kanë shkatërruar rrugën, që të kalojnë vetëm këto mjete që shërbejnë si taksi.
Ka turistë, në pesë fshatra të ndryshme të jugut nuk ka dhomë.
Në Jalë rruga të çon deri poshtë, ndërsa në Gjipe janë mjetet e mëdha, por mund të shkosh me varkë ose kanoe.
Në Gjipe plazhi është publik ka shezlonge. Por ka hapësira që mund të qëndrosh vetë.
Në Jalë ke Folie Marinën dhe nuk kalon dot as pjesën e detit, pasi ai roja të thotë se nuk e kalon dot këtë pjesë se është deti ynë. Ky e kishte privat detin.
Kjo ndodh në zonat e pasura siç është Green Coast, apo plazhi i shefit, i Samirit.
Kryeministri është me pushime ose sipër te vilat në Vuno, ose te vila që ka në Dhërmi, vila që u restaurua, ose siç njihet ndryshe vila e Enverit.
Vunoi si fshat merr 10 absolute, por nuk është buzë detit.



