
Një gjykatë në Kaliforni, SHBA, hodhi poshtë një padi e cila akuzonte aktorin amerikan Warren Beatty për ngacmim seksual ndaj një adoleshenteje gjatë xhirimit të një filmi në vitin 1973.
Kristina Charlotte Hirsch bëri një padi në vitin 2022, duke deklaruar se ajo u takua me aktorin kur ishte 14 ose 15 vjeç dhe se Beatty, atëherë 35 vjeç, kishte shfrytëzuar pozicionin dhe statusin e tij si yll hollivudian që të detyronte për kontakte seksuale në disa raste.
Gjyqtari deklaroi se Hirsch nuk kishte paraqitur dokumente për menaxhimin e çështjes dhe po e përfaqësonte vetë veten pasi ish-avokati i saj u tërhoq këtë vit.
Beatty, tani 86 vjeç, ka pasur prej kohësh një reputacion disi të luhatur pasi implikimet romantike të tij, ndonjëherë e kanë lënë në hije karrierën e aktrimit.
Në të kaluarën ai ka qenë i lidhur me emra, duke përfshirë Jane Fonda, Brigitte Bardot, Diane Keaton dhe Britt Ekland.



