Këngëtarja kolumbiane Shakira ka rrëfyer për herë të parë rëndësinë që ka familja për të si dhe sa ka ndikuar ajo gjatë karrierës së saj profesionale.
Nga momenti që u bë nënë, këngëtarja pati një mungesë të gjatë në muzikë, shkruan Billobard.
“Për vite me radhë e kalova jetën duke vendosur pushim në ato gjëra që tani janë prioriteti im, si pasja e një familje. Unë formova një familje, dhe është gjëja më e mrekullueshme, më e rëndësishmja për mua. Më parë unë isha qendra e gjithë botës sime, fillimi dhe fundi, alfa dhe omega, por tani gjërat kanë ndërruar- familja dhe fëmijët janë prioriteti im.”
Shakira ka dy djem të moshës 4 dhe 2 vjeç. Këngëtarja është bashkë me futbollistin, Gerard Pique, që nga 2011.



