
Gjatë vizitës së tij në Egjipt, Presidenti Ilir Meta ka ftuar biznesin vendas të investojë në Shqipëri, duke premtuar se vendi ynë mund të kthehet një portë hyrëse në Ballkan.
Në takimin me homologun egjiptian El Sisi, kreu i shtetit vlerësoi Egjiptin si partner të rëndësishëm ndërkombëtar kundër terrorizmit.



