
Ndërsa duhet të ishte në arrest shtëpie, në fakt Fjolla Morina sapo u martua me partnerin e saj, biznesmenin Fisnik Syla në Maldive.
Ishte vetë këngëtarja që ka publikuar fotot nga dasma e veçantë buzë detit, ndërsa më parë tregoi se partneri i kishte propozuar për martesë në po të njëjtin vend.

“Thashë po përgjithmonë. I vetmi person me të cilin do të kaloja jetën”, shkruan Fjolla.

Më herët Fisnik Syla publikoi një video të këngëtares ku i dallohej barku, ndërsa mediat ngritën pikëpyetjen nëse Fjolla ishte shtatzënë. Për këtë nuk ka ende asnjë reagim.
Raporti mes tyre u përfol shumë në media, pasi nisi me arrestimin e tyre për armëmbajtje pa leje dhe më tej vazhdoi me lajmin e divorcit të biznesmenit pasi ishte i dashuruar me këngëtaren. Kjo e fundit u arratis dhe sot ndodhet në Maldive, e martuar.



