Bisedimet vazhdojnë por thumbat nuk mungojnë. Balla-LSI-së: Qeverinë nuk e vendos askush tjetër veç votuesve

Bisedimet vazhdojnë por thumbat nuk mungojnë. Balla-LSI-së: Qeverinë nuk e vendos askush tjetër veç votuesve

Edhe pse situata brenda maxhorancës është e tensionuar dhe vazhdojnë takimet e ethshme nga Kryeministria tek Kuvendi, thumbat nda njëri-tjetrit nuk mungojnë as ditën e sotme.

Ka qenë sërish nënkryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla që ka ngacmuar LSI-në, duke shtuar se qeverinë nuk e vendos askush tjetër veç votuesve. Në një postim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ Balla kujton dhe Kushtetutën.

MESAZHI I BALLËS

Kemi detyren t’i qendrojme nje per nje angazhimeve qe kemi ndermarre ndaj shqiptareve. Jane ata qe cdo kater vjet, pra me 18 Qershor do te vleresojne me vote qeverisjen.
Kushtetuta jone fillon me fjalet “Ne Populli i Shqiperise”, pra eshte populli ai qe percakton kush eshte shumica qe do te qeverise dhe kush eshte pakica qe duhet te beje opoziten ne demokraci.
Nje tjeter investim i rendesishem ne Bashkine Gramsh i Qeverise Rama beri te mundur fillimin e rikonstruksionit te rruges Gramsh-Skenderbegas, duke bere te mundur lidhjen e tre njesive administrative dhe te rreth 5 mije banoreve me qendren e Bashkise.

Ndërkohë, ditën e sotme, fill pas takimit të Metës me Ramën, ky i fundit u takua me Gramoz Ruçin, Saimir Tahirin dhe Erion Velijan, për t’ju bashkuar më vonë dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili. Mësohet se ky i fundit aktualisht gjendet në zyrën e kreut të qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy