Kume: Politika ka vrarë shpresën, bashkimi i opozitës drejt dështimit. Balliu: Zgjedhje të parakohshme

Kume: Politika ka vrarë shpresën, bashkimi i opozitës drejt dështimit. Balliu: Zgjedhje të parakohshme

Në studion e MCN Informacion, avokatja Alesia Balliu dhe gazetari Mariglen Kume analizuan aksionin e opozitës dhe raportet me maxhorancën. Kume tha se politika ka vrarë shpresën në Shqipëri, ndërsa u shpreh pesimist për nismën e bashkimit të opozitës. 

 

Ndërsa Balliu tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 

 

Mariglen Kume

 

Politika shqiptare ka vrarë shpresën. Qytetarët nuk kanë gjetur shpresë as te PS dhe as te PD. 

 

Duhet një qeveri me mandat për të organizuar zgjedhjet. Palët politike nuk kanë kredibilitet, edhe pse janë ulur bashkë për hartën e re territoriale. Por për zgjedhjet nuk kanë besim te njëra-tjetra. 

 

Nisma për të bashkuar opozitën nuk ka përparuar. Gjasat janë që të dështojë. U përfol se ishin afër një marrëveshjeje me Adriatik Lapaj, por nuk u bë. E vetmja forcë politike me të cilën kishin deri diku sukses ishte ajo e Lapajt. Kjo nuk u arrit dhe si pasojë edhe shpresat zbehen. 

 

Alesia Balliu

 

PD ka probleme me anëtarësinë. Nga 1200 veta për zgjedhjen e kryetares në Sarandë kanë votuar vetëm 200 e ca. Nuk kam gjë me zonjën, por ky është një problem real që ka baza e PD. Pjesëmarrja e vogël në votim tregon që nuk ka shpresë. 

 

Jam kundër lidershipit të PD për vendimmarrjet e gabuara. Por nuk mund të mohoj që është aktiv. 

 

Në PD mungon vërtetësia nga frika e përballjes dhe si pasojë vijnë edhe masat përjashtuese. Unë mendoj se më mirë do të ishin zgjedhjet e parakohshme. Me këtë PD do të fitonte prapë PS-ja. Më mirë do të ishte të kishte zgjedhje të parakohshme. 84 mandate është maxhorancë autoritare, arrogante, që ndërron ligjet siç i do qejfi. Unë jam për zgjedhje të parakohshme sepse populli shqiptar nuk meriton një qeveri që ka luksin të bëjë çfarë të dojë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy