“Toyotat me euro”, Balla: Më bëni gjyqin në shesh nëse më gjeni lidhje me to (VIDEO)

“Toyotat me euro”, Balla: Më bëni gjyqin në shesh nëse më gjeni lidhje me to (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, doli para mediave lidhur me akuzat e PD-së për përfshirjen e tij në transportimin e një sasie të madhe eurosh, që u gjetën në dy makina “Toyota”, të cilat mbërritën në portin e Durrësit.

Balla tha se nuk ka asnjë lidhje me paratë e sekuestruara, ndërsa akuzoi kreun e demokratëve për dekonspirim të operacionit.

“Përgëzoj policinë që aksione të tilla të ketë sa më shumë. Duke falënderuar policinë sigurisht me sa jam njohur dhe nga deklarata e policies, kam kuptuar që një institucion ligjzbatues ka pasur rrjedhje informacioni te një person i papërgjegjshëm, që është Lulzim Basha. Vuri në rrezik vijimin normal të aksionit. Por fatmirësisht këtë person nuk e marrin seriozisht as personat delinkuent. Që Taulant Balla nuk ka as një lidhje me ndonjërin prej këta, ju garantoj me përgjegjësi penale. Jo mandatin e deputetit, por jam gati të më bëhet edhe gjyqi në sheshin “Skënderbej” nëse me gjendet ndonjë lidhje me ta”, deklaroi Balla.

Balla tha se do ta hedhë në gjyq për shpifje kreun e PD-së dhe e paralajmëroi se të enjten në Kuvend do publikojë prova, që sipas tij, tregojnë lidhjet që Basha ka me personat e arrestuar si të përfshirë me sekuestrimin e shumës prej 3.4 milionë eurosh.

“I them Lulzim Bashës që në fund të kësaj historie, ai i ka ca lidhje me këta persona të përfshirë. Nuk po i them sot, por i kam gjetur ca lidhje Lulzim Bashës me këta persona. Do t’i ruaj për të enjten disa surpriza për Lulzim Bashën. Në fillim e kam marrë me shaka këtë çështje, kam qeshur edhe dje me këtë budalla", tha ai.

Një sasi parash prej 3.4 milionë euro u kapën dje në Portin e Durrësit, në dy makina tip “Toyota Yaris”. Policia dyshon se shuma është gjeneruar nga aktiviteti kriminal në Belgjikë. Paratë janë gjetur në bagazhet e mjeteve të futura në 4 thasë. Ato u zbuluan pas një raporti të paraqitur nga Interpol Roma. Makinat “Toyota” kanë mbërritur në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e linjës Ankona - Bari. Sipas hetimeve, automjetet vinin nga Belgjika, pasi kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy