Krerët e presidencës në Bosnje Hercegocinë, Denis Beqiroviç dhe Zhelko Komshiq, kanë kërkuar nga OKB-ja që gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global dhe të parandalohet mohimi i tij.
Ka vetëm kriminelë individualë. Nuk ka asnjë fjali të vetme për përgjegjësinë kolektive. Ne kërkojmë përcaktimin e Ditës Ndërkombëtare për Kujtimin e Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Kjo rezolutë u kërkon shteteve anëtare të OKB-së të përfshijnë gjenocidin në Srebrenicë në programet e tyre arsimore, në mënyrë që ta rrisin ndërgjegjësimin dhe parandalojnë gjenocidet në të ardhmen. Rezoluta është e nevojshme për pajtimin e Ballkanit Perëndimor dhe për solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.
Edhe anëtari tjetër i presidencës trepalëshe boshnjake, Komshiq, kërkoi votimin e rezolutës.
Nëse e lexoni tekstin e rezolutës, nuk do të gjeni asnjë argument kundër ndonjë kombi apo shteti. Qëllimi i rezolutës është të parandalohet mohimi i fakteve të vërtetuara me vendime të gjykatave ndërkombëtare dhe vendore, përkatësisht se në Srebrenicë është kryer gjenocid. Ata njerëz u vranë në mënyrë sistematike, për shkak të fesë dhe përkatësisë së tyre etnike.
Azir Osmanoviç, i mbijetuar nga masakra e Srebrenicës, i cili humbi pothuajse të gjithë anëtarët e familjes, dëshmoi gjithashtu.
Mund të isha lehtësisht në mesin e mijëra të vrarëve. Ne u fshehëm në bazën e OKB-së në Potoçari. Kam dëgjuar britmat dhe kam parë ekzekutimin e mijëra njerëzve.
Nismëtarë të rezolutës për Srebrenicën janë Gjermania dhe Ruanda. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe vende të tjera thanë se e mbështesin atw. Serbia po lobon kundër, pasi mund të fajësohet si shtet që nuk ndihmoi në parandalimin e këtij krimi masiv.
Në gjenocidin e Srebrenicës, më shumë se 8.700 njerëz u vranë, përfshirë 563 fëmijë, se ishin boshnjakë dhe myslimanë. Sot janë gjetur 85 varreza masive dhe se më shumë se 800 njerëz janë ende të zhdukur.
Serbia dhe Republika Srpska mohojnë të jetë kryer gjenocid duke i cilësuar thjesht vrasje apo krime ato që kanë ndodhur.



