
Përplasjet e fundit të policisë bashkiake me qytetarët kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Vetë efektivët e policisë bashkiake refuzojnë të komentojnë veprimet e kolegëve të tyre , ndërsa Komisioneri për mbrojtjen nga diskrimini Robert Gajda thotë se në disa raste kjo sjellje është në cënim të dinjitetit njerëzor.



