
Një muaj pasi Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Gjovalin Loka tha se nuk është identifikuar asnjë parcelë me kanabis, opozita deklaron se Shqipëria nuk ka dalë nga harta e kultivimit. Deputeti demokrat i referohet intervistës së një gjenerali Italian për gazetën franceze liberation, sipas të cilit gjatë këtij viti në Itali u sekuestruan 10 ton kanabis që vinte nga Shqipëria dhe që ishte prodhim i ri.



