Shndërrimi i Kinostudios në një park arti (VIDEO)

Shndërrimi i Kinostudios në një park arti (VIDEO)

Historia e kësaj zone lidhet ngushtësisht me historinë e filmit shqiptar. E njohur si ish-Kinostudio, dikur, në këtë hapësirë, ka qenë ndërtesa e Studios Kombëtare Shqiptare të Filmit e njohur si Kinostudio “Shqipëria e Re” si dhe e Arkivave Kombëtare të Filmit. Sot, këtu ndodhen Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës etj.,  ndërsa ambicja është shndërrimi i saj në një park arti, që do të shërbejë si një pol i ri kulturor për qytetin.

Synimi është shndërrimi i kësaj hapësire në një park arti, në një qendër, që do t’i shërbejë edhe komunitetit, një destinacion i ri kulturor, por edhe një park i hapur për fëmijët e kësaj zone, gjë që do të shoqërohet edhe me ndryshim të infrastrukturës përreth.

MUZEU I FILMIT, NJË IDE E HERSHME

Krijimi i një muzeu të filmit është një tjetër ide, puna e së cilës ka filluar së pari me AlbaFilm, një strukurë nën varësinë e Ministrisë së Kulturës.

Ideja për këtë muze është e hershme, që kur në krye të “Albafilm” ishte Fatmir Musaj.

Musaj tregon se ish Kinostudio ishte në gjendje shumë të keqe, ndërkohë që potenciali për të bërë diçka me vlerë si muzeu i filmit shqiptar ishte shumë i madh.

Ndërsa vizitoi disa muze të ndryshëm në Paris apo në Gjermani, ai kristalizoi më tepër idenë për mënyrën se si do të ndërtohej dhe funksiononte muzeu i filmit, ndërsa i bëri përshtypje të madhe ngjashmëria e godinës së Kinostudios me atë të një muzeu në Gjermani.

I diplomuar për pikturë dhe i specializuar për skenografi, Musaj, tregon se diplomën e tij e ka mbrojtur me film multiplikativ dhe dëshira e tij për krijimin e muzeut ishte e hershme. Ai rrëfen se kështu filloi së pari me restaurimin e godinës, pavarësisht se pati disa pengesa.

Ndërsa atë e larguan papritur nga drejtimi i Albafilm, madje pa përfunduar mandatin.

Sot, godina e dikurshme e “Albafilm” është godina ku ndodhet Ministria e Kulturës, por siç vëren Musaj, ajo është gati për muze.

PASURIA E SOTME E “ALBAFILM”

Por çfarë ruan sot “Albafilm” dhe cila është vlera e inventarit të tij?

QENDRA E DIGJITALIZIMIT  

Në të njëjtën hapësirë është krijuar edhe qendra e digjitalizimit përmes partneritetit me Fondin Shqiptaro-Amerikan për zhvillim.

PJESË E PROJEKTIT EDHE BASHKIA E TIRANËS

Duke u nisur edhe nga plani rregullues i Tiranës që e konsideron Zonën e Kinostudios si zonë policentrike, projekti do të zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Por cili është historiku i Kinostudios dhe si përshtatet në ditët e sotme projekti i dikurshëm?

NJË KAMPUS I GJELBËR

Shndërrimi i këtij kampusi në një kamp të gjelbër është një ndër synimet e projektit të ri të shndërrimit të zonës.

Ky kampus i gjelbër synon të ruajë gjelbërimin ekzistues, duke e pasuruar më tej, ndërsa prioritet do t’i jepet parkut.

Një element tjetër është eliminimi i barrierave, që sot kanë karakter tepër kufizues.

Përveç pavijoneve me karakter artistik është edhe një pavijon funksional, në formën e një bari dhe disa pavijone të lëvizshëm.

Pjesë e pavijoneve do të jetë edhe qendra e re kulturore, që ndodhet brenda ndërtesës së Minsitrisë së Kulturës, në pjesën e pasme, sot e lënë pa përdorur.

Programi i parashikuar është dedikuar për hapësira kreative, individuale dhe në grup, hapësira drejtuar atelieve të ndryshme, si atyre të muzikës, të arteve pamore, skulpturës, fotografisë etj.

Projekti i diskutuar disa ditë më parë në një tryezë të rrumbullakët ka filluar si mbështetje e Bashkimit Europian, fondi IPA në bashkëpunim mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë, projekti ka gjetur përkrahje edhe nga ambasadorë të huaj të vend.

Fabrizzio BUÇI, ambasadori i Italisë: Ky është një projekt i rëndësishëm nga shumë pika vështrimi e mbi të gjitha nga pikëpamja qeveritare. Është një projekt që bën bashkë tre vende të ndryshëm, një vend  anëtar të BE, si Italia dhe dy vende, që do të jenë pjesë e BE, shpresojmë së shpejti. Por janë edhe disa rajone që marrin pjesë, si: rajoni i Pulias, rajoni i Molises dhe ka edhe partnerë privatë. Pra, është një projekt kompleks që funksionon: shumë aktorë ndërkombëtarë, publikë dhe privatë. Është një projekt i rëndësishëm edhe në aspektin urban, në rigjenerimin urban. Është një projekt i rëndësishëm edhe për investimin në kulturë, në kuptimin artistik, në arte vizive, në arkitekturë dhe në fushën digjitale. Artet vizive, digjitale janë prezente në të ardhmen në këta sektorë specifikë dhe po bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare. Është projekt shumë i rëndësxishëm sepse perspektiva edhe përmes start-upeve do të arrijë t’u japë hapësirë dhe mundësi të rinjve. Shpresojmë ky projekt të prodhojë jo vetëm ide, por edhe investime.

ELSA HASTAD, ambasadore e Suedisë: Mendoj se kjo është një hapësirë e mrekullueshme. Më pëlqen. Është ide me vlerë dhe po ashtu më pëlqen ky proces gjithëpërfshirës.  Do të flas pak për paratë dhe qasjen e fondit suedez për kulturë. Fondi suedez për kulturë po rritet dhe fokusi suedez në kreativitet gjithashtu. Sot, fondi total që qeveria suedez elekon për kulturë është 3 bilion Euro. Dhe 1 përqind e japim për bashkëpunime ndërkombëtare.  Dua t’ju them për prohramin kulturor që ka lancuar Suedia. Suedia është një nga mbështetëset kryesore të Shqipërisë për integrimin në BE npm programeve në kuiaër të mbësht insituci, në promovim e të drjt të njeriut, të mjedisit, të të rinjve etj. Dhe tani po lancojmë program bilateral mes Sued dhe Shqip ku keni qenë aktiv. Është një bashkëpunimqë zgjat ndëtr vite mes indst shq dhe atre suedeze. Tani jemi në faznë pilot dhe ky është lajmi më i mirë që mund të ndaj me ju sot.

Kthimi i Ish- Kinostudios “Shqipëria e re” në një Park Arti është një nismë pozitive, që pjesa më e madhe e artistëve duket se e mbështesin, nëse bëhet në mënyrën e duhur.

Pjesë e rëndësishme e projektit është krijimi i muzeut të filmit, një nismë e filluar që para 10 vjetësh dhe që nuk arriti të përfundohej. Pavarësisht arsyeve se pse ai projekt u la në sirtar, dëshira e artistëve është që projekti të realizohet në më të mirën e tij, ndërkohë që e cilësojnë të rëndësishme, që mendimi i tyre të merret në konsideratë.

Shndërrimi i kësaj hapësire në një park arti dhe krijimi i muzet të filmit do të bënte që pasuria e mbetur e Kinostudios të ruhet, pasi një pjesë e madhe e saj është plaçkitur ndër vite.

Përgatiti: Blerina Goce

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy