Përplasjet në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës, 12 të arrestuar, 20 në kërkim

Përplasjet në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës, 12 të arrestuar, 20 në kërkim

Policia e Shtetit ka arrestuar disa persona pas incidenteve të djeshme në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës. Në Tropojë, pas përplasjes që një grup qytetarësh patën me policinë në KZAZ nr 09, ku u dëmtuan edhe materialet zgjedhore në KZAZ Nr. 09, janë arrestuar 7 persona.

Ndërkohë, në Shkodër, pas ngjarjes së mbrëmshme në gjimnazin “Shejnaze Juka”, ku u dogjën materialet zgjedhore, janë vënë në pranga pesë persona.

Të arrestuar në Tropojë

-A.G., 31 vjeç, banues Bajram-Curri-Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-I.M., 50 vjeç, banues në Bujan, Tropojë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-N.N., 32 vjeç, banues në Llugaj, Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-H.Gj., 53 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-B.P., 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-A.G., 26 vjeç, banues në Cërnic, Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka qenë me masën e sigurisë arrest shtëpie.

-A.G., 28 vjeç, banues në Cërnic, Tropojë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Të arrestuar në Shkodër

G. B., 29 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm”, Shkodër

A. N., 41 vjeç, banues ne lagjen “Guerrile”, Shkodër, punonjës i Policisë së Bashkisë Shkodër

A. G., 50 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër

A. N., 39 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër

O. Th., 17 vjeç, banues në Shkodër

Po ashtu, në kërkim janë shpallur në lidhje me rastin e Shkodrës 14 persona dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lire, ndërsa në Tropojë janë shpallur në kërkim 6 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy