Në dy vitet e ardhshme Rruga e Kombit do të zgjerohet duke u bërë e gjitha një superstradë. Sipas planit të investimeve të ministrisë së ekonomisë me financim 20 milionë dollarë punimet do të jenë të ndara në katër lote. Ndërkohë kjo rrugë pritet të jepet me koncesion në të cilin parashikohet edhe ndërtimi.



