Ditën e sotme u raportua se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivët e Policisë së Sarandës kanë kryer operacion për kapjen e Klement Balilit.
Ne fakt, nuk behet fjale per nje operacion te veçantë, por per kontrolle ne disa zona te ndryshme te Delvines.
Shkak per kete jane bere nje “bum” informatash nga qytetaret, qe mendojne se kane pare Klement Balilin ne zone.
Informacionet sa vijne e shtohen pas shperblimit prej 50 milione lekesh qe policia ka vene per Balilin. Mbi këto informacione grupe të vogla efektivësh të FNSH-së janë angazhuar fillimisht në konfirmimin e informacioneve për zonat e dhëna, pa krijuar tërheqje të vëmendjes së qytetarëve mbi operacionet e kërkimit.
Ato janë vendosur edhe në Delvinë, në zona rreth Tiranës dhe ato kufitare. Sipas burimeve të “Panoramës”, sot është ushtruar kontroll sërish në banesën e tij dhe të vëllezërve.
Po kështu, kontrolle janë ushtruar edhe në disa banesa në fshatin Stjar. Operacioni ka përfunduar duarbosh, pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë nga Klement Balili, në kërkim prej disa muajsh.



