Hoxha: 4.2 milionë euro mund të investoheshin në zjarrfikëset, jo koncertet

Hoxha: 4.2 milionë euro mund të investoheshin në zjarrfikëset, jo koncertet

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN, kritikoi financimin prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye West, duke vënë në dyshim përllogaritjet e qeverisë për një ndikim ekonomik prej 100 milionë eurosh. 

Ai tha se këto fonde do të kishin qenë më të nevojshme për forcimin e kapaciteteve të zjarrfikësve, ndërsa kërkoi që Prokuroria të verifikojë procedurën dhe argumentimin e përdorimit të parave publike. 

Sipas Hoxhës, roli i qeverisë duhet të kufizohet te garantimi i rendit dhe sigurisë, jo te mbështetja financiare e koncerteve private. 

“Qeveria tha se parashikonte 100 milionë euro nga koncerti. Tani është koncerti i të njëjtit këngëtar në Madrid dhe duke patur parasysh është janë gati 40 milionë banorë dhe standard tjetër më i lartë jetese, parashikohet të sjellë 45 milionë euro.

Para koncertit, një ditë para se të lëvrohej fondi, fola me zjërrfikësit, dhe thanë se me 4.2 milionë euro nuk kanë nevojë për Canadair. 

Sot pashë Cougar me kova që u kishin vënë nga një fuçi nga poshtë. Ku na vlejnë më parë ato para për koncertet, apo te fikja e zjarreve.

Këta të zjarrfikëseve më thanë a do të vish në koncert se kemi bileta falas. Pra nuk u dhanë zjarrfikësen, por bileta.

T’i çosh 4.2 milionë euro. Si arriti qeveria që impakti do të ishte 100 milionë euro? 

I fute ti 4.2 milionë, si i llogarite ti. Prokuroria duhet ta fillojë pa kallëzim fare dhe ta nxjerrë se nuk ka patur shkelje. 

Kryeministri ka 5 vjet që thotë do të blejmë një Canadair. Nuk kam parë në asnjë vend të botës që merret qeveria dhe ministria me një koncert privat. Qeveria merret me rendin dhe sigurinë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy