
“Kur një lëvizje e ashpër, e supozuar e shkatërruar nga aleanca më e fuqishme ushtarake në planet, ngrihet nga hiri, hyn në pallatin presidencial, nuk duhet të diksutojmë për Afganistanin, por për Amerikën”.
Ishte kjo analiza e sotme e rrjetit Al Xhazira, pasi avioni i fundit i ngritur në Kabul këtë mëngjes i dha fund luftës 20-vjeçare mes Afganistanit dhe SHBA-ve. Por a duhet kjo tërheqje disfatë dhe çfarë ndikimi mund të ketë ky vendim i SHBA në raport me parterët e saj?
Lidhur me këtë temë, diplomati Agim Nesho, në një komunikim me Skype me MCN TV deklaroi se ky veprim i SHBA-ve ishte diçka që pritej, pasi sipas tij mbajtja e luftërave të tilla që kanë një kosto të madhe që s’kanë qëllim ndërtimin e shteteve tregojnë se vendimi i Amerikës një ditë do të kryej.
Kjo është diçka që pritej pasi në politikën e jashtme amerikane kjo po diskutohej. Kjo ka qenë një diskutim jo vetëm e administratës Biden por edhe e administratave të tjera. Prandaj mbajtja e luftërave të tilla që kanë një kosto të madhe që nuk kanë pasur qëllim strategjik ndërtimin e shteteve, të gjitha këto tregojnë se vendimi i SHBA-ve një ditë do të kryej. Po a ishte kjo mënyra më e drejtë? Kjo është në pikëpyetje dhe diskutohet sot në të gjithë politikën e jashtme amerikane. Dua të them diçka sigurisht kjo tregon se ka një disfatë në menaxhim e politikës së jashtme por kjo bie në pikëpyetje në udhëheqjen e SHBA-ve.
I pyetur nëse gaboi SHBA me ketë tërheqje dhe a ishte kjo mënyra me e gabuar për të mbyllur prezencën 20-vjeçare, sikurse thonë kritikë të Biden dhe a mund të ndikojë ky vendim i SHBA në raport me parterët e saj Nesho shprehet se këto iniciativa kanë nisur që te administrata Trump. Sipas tij gjithë bota po reagon ndaj kësaj, largimi i lirshëm nga Kabuli të jetë i duhuri edhe pas 31 gushtit, të jetë një regjim jo i mbyllur por talebanët të provojnë veten se e meritojnë.
Këto iniciativa kanë nisur që te administrata Trump që të uleshin me talebanët. Kanë vazhduar diskutimet në Doha të Katarit si vend ndërmjetës, i cili do vazhdojë të jetë për të gjetur një mënyrë normale, emërues të përbashkët që të vazhdojë mënyrën diplomatike që do krijojnë ndërmjet SHBA, Perëndimit dhe talebanëve. Gjithë bota po reagon ndaj kësaj, largimi i lirshëm nga Kabuli të jetë i duhuri edhe pas 31 gushtit të jetë një regjim jo i mbyllur por të provojë veten se e meriton. Ajo që ka rëndësi është se SHBA nuk ka shkuar për të ndërtuar demokracinë në Afganistan por kanë shkuar në 2001 pas sulmeve terroriste me konsensus të plotë të talebanëve, misioni vazhdoi deri në finalizimin e vdekjes së Bin Laden, por nuk pati një strategji të saktë për të avancuar në shtet ndërtimin. Biden e thekson se nuk ishim për ndërtim shteti, por lufta ndaj terrorizmit. SHBA nuk gjetën terren për vetë elektoratin, u bënë shumë gabime ishte një dështim i politikës së jashtme amerikane. Është i nevojshëm për krijimin e një stabiliteti normal një dialog mes botës së qytetëruar dhe talebanëve.
Ndërsa lidhur me strehimin e qindra afganëve në vendin tonë, diplomati e ka cilësuar si një veprim human, që kushdo qeveri të ishte në pushtet do të vepronte në të njëjtën mënyrë.
Së pari është veprim human për të përballuar një krizë të momentit ku aleatët tanë kanë krijuar me keqmenaxhimin e krizës në Afganistan dhe kjo popullsi është e prekur nga ajo që mund të bëjnë talebanët. Është një veprim moral i pranueshëm dhe në këtë rast jo vetëm qeveria Rama por kushdo qeveri që do ishte në pushtet do i pranonte. Por kjo që po bën Rama është diçka e përsëritur sepse e ka bërë jo vetëm me afganët por edhe me armët dhe jo vetëm. Ai kërkon të dali si lider shpëtimtar. Mosfuinksionimi i demokracisë në Shqipëri është e kuptueshme, BE kupton se kjo është një lojë personale e kryeministrit shqiptar për të fituar kredit.



