Reformë për menaxhimin e mbetjeve/ Bauamann: Nuk kemi kohë, mjafton të zbatohet ligji (VIDEO)

Reformë për menaxhimin e mbetjeve/ Bauamann: Nuk kemi kohë, mjafton të zbatohet ligji (VIDEO)

Lulzim Baumann, ekspert i ekonomisë qarkulluese dhe mbetjeve tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se Shqipëria nuk është në fazën që ka nevojë për një reformë për mbetjet, të paktën ashtu siç është menduar. Sipas Baumann, vendit nuk ka kohë të bëjë ligje dhe reforma pasi është në një fazë shumë kritike. 

Sa i përket rastit të një reforme, nuk mendoj se Shqipëri është në fazën që ka nevojë për një reformë siç është menduar. Problemi kryesor, është zbatimi i ligjit. Ligji e kërkon dhe e ndalon, ndotjen e mjedisit, ndarjen në burim,  por nuk po zbatohet. 

Krijimi i një reforme do të kërkojë kohë dhe është rrënjësore. Nuk kemi kohë t’i futemi një reforme tjetër, apo të krijojmë një ligj tjetër. Shqipëria është në fazë aq kritike të menaxhimit të mbetjeve sa sot mund të fillojmë të përmirësojmë sistemin rrënjësor pa bërë ndryshime me reformë. Po ta ketë vullnetit, kryeministri, ministri dhe kryebashkiakët mund të ndalohen venddepozitimet ilegale siç është hedhja e mbetjeve në lumenj. Kjo nuk kërkon reformë por zbatim të ligjit.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy