
Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë babain e tij në fshatin Shkallnur të Durrësit. Para grupit hetimor, i riu ka rrëfyer se krimi ndodhi gjatë kohës që po konsumonin drekën, ndërsa me babain kishte konflikte të vazhdueshme. Burime bëjnë me dije se nuk ekziston asnjë dokument apo kartele që konfirmon problemet e shëndetit mendor të autorit, por rreth dy vite më parë mjekët e kishin rekomanduar që të vizitohej tek psikiatri.



