
Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e saj të 47-të.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, e ka komentuar zhvillimin e saj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke thënë se tubimi ka ndryshuar karakter gjatë kohës.
Sipas Klosit, protesta ka nisur si një reagim qytetar, por sot është shndërruar në një organizim me natyrë të qartë politike.
Klosi tha se nëse qëllimi i protestuesve është rrëzimi i qeverisë Rama, atëherë ata duhet të përgatiten për përballjen elektorale.
Dimension i lirisë. Protesta është thjeshtuar, nuk ka sforco, përplasje me strukturat shtetërore, nuk ka represion mbi njerëzit.
Do të jetë interesante të shfaqen me idetë e tyre, programet e tyre, mënyrën si mendojnë të arrijnë qëllimin që i kanë vënë vetes.
Filloi me flamengon dhe Zvërnecin, sot është protestë e pastër politike, kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe disa kërkesa të tjera.
Se si do ta rrëzojnë mazhorancën, nuk kemi ide, por kërkesë të grupimit të protestuesve që thonë të largohet Rama. Këtë mund të themi, nuk kemi ndonjë moment tjetër.
Ka një diskutim të brendshëm, në rrjetet sociale, për të ngritur komitet drejtues, grup përfaqësues. Ajo do të ishte arritje e protestës, pasi do të kishim përballë një ekip që do të garonte me idetë, qëndresat e tyre.
Mbase me ide për ligje të caktuara. Në garën e ardhshme elektorale, mbase grupimi do të ketë paraqitur kandidatët e tyre. Aty do të ketë fushatë elektorale.
Dihet që ata duan rrëzimin e qeverisë, është krejt normale në një shtet demokratik.
Në zgjedhjet e fundit, nuk kemi marrë 100 vota nga 100, por 53. 47 të tjerët nuk kanë votuar për qeverinë socialiste. 47% në 2 milionë nuk e kanë votuar. A e gjejnë vetën të përfaqësuar në grupime të tjera? Kjo mbetet për tu parë në gara elektorale.
Kur kërkesa u bë politike dhe është largimi i Ramës, jemi me një grupim politik me qëllim të vetin.
Është krejt normale në demokraci. Padyshim influencat e grupimeve të ndryshime ishin evidente në momentin e parë, kur gjërat u sqaruan, qartazi ka ngelur ky grupim që do largimin e qeverisë.
Këtu ndahemi. Ka një mënyrë që të largohet qeveria, zgjedhjet, të përgatiten. Është shumë pak kohë që një forcë politike të përgatitet.
Kemi garën lokale pas një viti dhe pas tre vitesh garën e përgjithshme. Është pak kohë që një forcë politike të përgatitet dhe të vijë me një garë përballë nesh.



