Falja e gjobave që nga viti 2015/ Soko: Verifikimi bëhet përmes e-Albania

Falja e gjobave që nga viti 2015/ Soko: Verifikimi bëhet përmes e-Albania

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për faljen e gjobave administrative të pambledhura nga viti 2015 deri më 30 nëntor 2024. Ky vendim, i marrë pak para zgjedhjeve të 11 majit, përfshin masa administrative të vendosura ndaj individëve dhe bizneseve nga gjashtë institucione shtetërore.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në programin “Zgjohu me MCN”, sqaroi se të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset nga viti 2015 deri në 30 nëntor 2024-ën do të fshihen nga sistemi.

Të gjitha gjobat e vendosura nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024, të cilat nuk janë ekzekutuar, do të fshihen nga sistemi.

Gjobat nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, masa të vendosura nga IKMT, AKU dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, penalizime për ndërtime pa leje në zona rurale për banim ose bujqësi dhe shkelje të rregullave gjatë pandemisë Covid-19.

Po gjobat e makinës?

Për drejtuesit e mjeteve që duan të dinë nëse u është falur ndonjë gjobë nga Policia Rrugore apo Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, verifikimi mund të bëhet lehtësisht online përmes portalit e-Albania.

Ky shërbim elektronik lejon qytetarët dhe bizneset të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara.

Nëse, për shembull, keni një gjobë për mjetin para datës 30 nëntor 2024, dhe ajo nuk është paguar, ajo duhet të jetë fshirë nga sistemi. Por nëse është vendosur më pas, nuk hyn në këtë falje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy