Rusia thyen sanksionet në Evropë/ Forbes: 3 banka serbe bëjnë transaksione me Moskën

Rusia thyen sanksionet në Evropë/ Forbes: 3 banka serbe bëjnë transaksione me Moskën

Bashkimi Evropian dhe partnerët perëndimorë kanë përfshirë Serbinë në grupin e vendeve problematike, pasi kanë vënë re se oligarkë dhe biznese të ndryshme ruse përpiqen të anashkalojnë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë duke përdorur Serbinë.

Sipas një raporti të revistës “Forbes”, botuar në mediat serbe, të paktën tre banka vazhdojnë të kenë transaksione me Rusinë.

Banka Kombëtare e Serbisë nuk i është përgjigjur interesit të revistës Forbes se cilat banka kanë kryer transaksione pagesash me Rusinë dhe për çfarë produktesh.

Bashkimi Evropian dhe Amerikanët kanë hartuar një listë me rreth 100 artikuj që mund të përdoren në fushën e betejës, duke synuar të zvogëlojnë aftësinë teknologjike të Rusisë për të vijuar luftën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy