
Gazetari Mentor Kikia deklaroi në studion e emisionin “MCN Economy” se në Shqipëri nuk bëhet menaxhim i mbetjeve. Duke vijuar me shpjegimin e kësaj deklarate Kikia tha se në ato qytete ku pastrohet, ky proces është mbledhje e mbeturinave dhe zhvendosje e tyre diku tjetër, por që procesi i menaxhimit nuk ndodh.
Kjo është histori e vjetër, gangrenë e fondeve publike dhe e cilësisë së jetës. Sot është dhe më shumë sesa kaq pasi kapitulli i mjedisi pritet të jetë një nga kapitujt më të vështirë në negociatat me BE-në. Është lënë nga fundi se është kapitulli më i zi.
Mund të mendojmë se kemi shumë të këqija, por kapitulli i mjedisit është më i ziu pasi përtej termit që përdoret në shprehjen 'menaxhim i integruar i mbetjeve', në Shqipëri nuk bëhet menaxhim i mbetjeve. Në ato qytete ku pastrohet, pastrimi është thjesht zhvendosje i mbledhin në rrugët e qytetit dhe i zhvendosin diku tjetër. Menaxhimi nënkupton që mbetjet të trajtohen sipas direktivave evropiane.
Menaxhimi për të cilën flitet nuk bëhet, kemi humbur 10 vjet, menaxhimi i integruar nuk do vetëm vendosjen e ca kazanëve dhe të shkruash mbi to nga një emër (këto për mbetje shtëpiake, këtu mbetjet e letrës, këtu mbetjet metalike), kërkon investim në kulturë.



