Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, në pranga 41-vjeçarja

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, në pranga 41-vjeçarja

Një 41-vjeçare ka rënë në prangat e policies pasi transportonte emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se shtetases në fjalë i është sekuestruar edhe një automjet.

“Në aksin nacional Tepelenë - Krahës, në vendin e quajtur "Majkosh", shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip "Honda", nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, thuhet në njoftim.

 

NJOFTIMI

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "ROAD GUARD 12".  Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 41-vjeçarja.Sekuestrohet një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor "ROAD GUARD 12", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. Sh., 41 vjeçe, banues në Sarandë.

Në aksin nacional Tepelenë - Krahës, në vendin e quajtur "Majkosh", shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip "Honda", nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.      

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy