Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën, Berisha mbetet në arrest shtëpie. Avokati: Për SPAK dhe GJKKO rëndësi ka izolimi (VIDEO)

Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën, Berisha mbetet në arrest shtëpie. Avokati: Për SPAK dhe GJKKO rëndësi ka izolimi (VIDEO)

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka ndryshuar masën e sigurisë, ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, duke e lënë në arrest shtëpie.

Ish-Kryeministri i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit, e ankimoi masën e sigurisë së caktuar ndaj tij, por pa rezultat.

Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi masën si izolim të ish-Kryeministrit.

Gjykata e Apelit vërtetoi qëllimin politik për mbajtjen në izolim të zotit Berisha, pasi për SPAK dhe GJKKO nuk ka rëndësi nëse paraqitet dhe jep dëshmi, rëndësi ka që të izolohet.

Beteja vazhdon. Do të rekursojmë vendimin e Apelit.

Pas seancës së djeshme Apeli i Gjykatës së Posaçme e shtyu për mëngjesin e sotëm dhënien e vendimit, ku relatorja Ilirjana Olldashi shprehur vendimin.

Vetë Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokatët Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Dy ditë ish-Kryeministri Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për herë të parë dhe u pyet si person nën hetim për akuzën e korrupsionit në lidhje me aferën për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Në rast se ish-Kryeministri për gjashtë muaj do të jetë në arrest shtëpie dhe nuk do të paraqitet në parlament, ai do të humbë mandatin e deputetit.

Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live, se po ditën e sotme në orën 11.00 do të paraqitet në SPAK, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, po për çështjen "Partizani", ku do të merret në pyetje nga dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy