
Buxheti i Bashkisë Tiranë është miratuar së fundmi në më pak se tre minuta, duke mos i lënë këshilltarëve asnjë mundësi për diskutime.
Anëtarja e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Alba Kepi, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN tv, tha se edhe pse opozita kërkoi nga amzhoranca transparencë përkitazi me buxhetin 2023, ajo nuk u pranua.
Kjo sipas saj, të lë të kuptosh se mazhoranca nuk e dëshiron një pushtet vendor pluralist.
Shqetësimi i parë është mos dëshira e mazhorancës të ketë një pushtet vendor pluralist, pra mungesa e një mendimi pluralist, mungesa e një vendimi pluralist.
Mendoj që është mësuar që gjatë këtyre viteve të qeveris e vetme dhe nuk pranon as njëlloj kërkese apo as njëlloj të drejtë të grupit opozitar për të shqiptuar në kohën e duhur dhe me transparencë të buxhetit të një bashkie që është kryeqendra e Shqipërisë.
Kepi, tha se kërkesa e tyre për të bërë transparencë lidhur me buxhetin e bashkisë dhe megaskandalin e inceneratorëve, nuk u pranua, për faktin se ata kërkuan të din se pse paguhet për një vepër publike që nuk ekziston.
Ne kërkuam të mbahej një seancë speciale dedikuar pikërisht për megaskandalin e inceneratorëve dhe kjo kërkesë e bazuar dhe argumentuar në ato çka janë kërkesat tona nuk u morën parasysh.
Dhe mendoj s enjë qasje e tillë mund të paragjykohej dhe të shikohej gjithçka që ndodhi më pak. Ne u kërkojmë në këtë buxhet të bëhet transparencë për faktin se nga ky buxhet i cili ka një vlerë 300 milionë € në vit, është një buxhet ky mbi 1 miliard lekë, u jepet pikërisht inceneratorëve çdo vit.
Kërkuam më shumë transparencë se pse qytetarët e Tiranës janë të detyruar të paguajnë për një vepër publike që nuk ekziston.
Kush e ka përgjegjësinë për të hapur gropa me mbetje dhe për të humbur rreth 15 hektar pronë publike, mbuluar nga plehrat.
Pra, kërkuam shumë të drejta të cilat nuk i bën opozitarët por janë të drejta që i kërkon çdo qytetar i Tiranës.
Sipas Kepit, këtu u pa qartazi mungesa e një qasje pluraliste që për fatin e 800 mijë banorëve të Tiranës, vendosen brenda pak minutash.
Ajo që më shqetëson më shumë është pikërisht mungesa e një qasje pluraliste, mungesa e një vendimmarrje pluraliste.
Kemi dorëzuar në kryesinë e Këshillit Bashkiak dhe nuk kemi marrë përgjigje për asnjë kërkesë tonën dhe kjo është alarmuese se si një bashki e 800 mijë banorë të vendoset fati i së ardhshëm ekonomike, i zhvillimit të një qyteti brenda pak minutash.



