OFL zbarkon në Shkodër, sekuestrohen pasuritë e 6 të përfshirëve në rrëmbimin e Jan Prengës

OFL zbarkon në Shkodër, sekuestrohen pasuritë e 6 të përfshirëve në rrëmbimin e Jan Prengës

OFL ka zbarkuar në Shkodër, në një aksion për sekuestrimin e pasurive të botës së krimit. Gjashtë persona të dyshuar për lidhje kriminale janë bërë subjekt i këtij aksioni. Ata dyshohet se janë të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen makabre të 49-vjeçarit Jan Prenga, ngjarje e ndodhur disa javë më parë.

Efektivë të pajisur me armë të rënda dhe maska të zeza shihen në pamjet e publikuara nga policia, ndërsa ushtrojnë kontrolle në vilat dhe banesat e personave të përfshirë në aktivitete kriminale.

Njoftimi i policisë

Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:

1. Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

2. Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
• Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

3. Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

• Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
• 3 automjete
• 1 motor.

4. Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
• Një automjet;

5. Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

6. Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
• Një automjet;

Operacioni vijon.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy