Qendra e paralajmërimit të pandemive do të ndërtohet në Berlin

Qendra e paralajmërimit të pandemive do të ndërtohet në Berlin

OBSH ka zgjedhur Berlinin si qendrën ku do të mbledhë të dhënat për parandalimin e pandemive në të ardhmen, raporton DW. "Global Hub for Pandemic and Epidemic Intelligence" do të mbledhë miliarda të dhëna mbi shëndetin e kafshëve, sëmundjeve, lëvizjeve të popullsisë, pasojave të ndryshimit të klimës dhe shumë të dhëna të tjera.

Informacioni i mbledhur në këtë mënyrë do të shërbejë për të krijuar një bazë të dhënash me të cilat do të krijohen modele kompjuterike që gjenerojnë skenarë konkretë të kërcënimit nga pandemia. Në këtë mënyrë do të vlerësohet rreziku i kërcënimit nga një virus i mundshëm.

Qendra e re do të fillojë nga puna në muajt e ardhshëm dhe do të punojë për të çuar përpara inovacionet teknike. Qendra do të financohet nga donacionet e vendeve anëtare të OBSH-së, ndërsa qeveria gjermane dhe Ministria gjermane e Shëndetësisë kanë ofruar 100 milionë euro. Qendra do të mbledhë emrat më të njohur të fushës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy