Rajmonda Bulku: Cili ishte pengu i Bujar Lakos

Rajmonda Bulku: Cili ishte pengu i Bujar Lakos

Aktorja Rajmonda Bulku mes lotësh shprehet se Shqipëria humbi një aktor të rrallë. “Nuk ka më Bujar Lako, nuk ka më aktor si ai. Do i mungojë teatrit, filmit, neve na mungon, artit shqiptar i mungon, ne do vuajmë për këtë mungesë”, thotë Bulku në një telefonatë për Report Tv.

E pyetur nëse kishte ndonjë peng, Rajmonda Bulku shprehet se shpesh me Bujarin bënin shaka duke hamendësuar sesa të famshëm do të ishin bërë nëse do të kishin lindur në një vend perëndimor.

“Nuk e di nëse mund të quhet peng, por shpesh bënim shaka e qeshnim kur thoshim, ‘Na ra koka në një vend të varfër dhe komunist, ndryshe do ishte diku tjetër’.

Shokohesh kur mëson këtë humbje. E duam Bujarin tonë ne aktorët, e duam të gjithë shqiptarët kudo ku janë”.Bulku madje shpreh habi sesi zemra u bë shkak për vdekjen e Bujar Lakos.

“Bujari ishte ndër ata meshkuj, që as bark nuk vuri kurrë, e kishim zili për fizikun e tij dhe na habiti ky atak kardiak”, tha Bulku. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy