Aksidenti me dy viktima ngre pikëpyetje ndaj Alba Beton, drejtuesit e mjetit dyshohet se nuk kishin leje drejtimi për betonieren

Aksidenti me dy viktima ngre pikëpyetje ndaj Alba Beton, drejtuesit e mjetit dyshohet se nuk kishin leje drejtimi për betonieren

Hetimet për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë vijojnë të nxjerrin në pah pikëpyetje të reja mbi rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme.

 

Sipas informacioneve paraprake, dy viktimat ishin punësuar nga kompania Alba Beton, në pronësi të vëllezërve Artan dhe Genci Dulaku, për të drejtuar një mjet të rëndë, ndërsa Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor sqaron se ata nuk ishin të janë pajisur as me Dëshmi aftësie Profesionale për profilin "AUTOMAKINIST".

 

Aksidenti u shënua gjatë lëvizjes së një betonierje të kompanisë, e cila u përplas me një automjet tjetër te rrethrrotullimi i TEG. Për pasojë, dy shtetasit egjiptianë humbën jetën, ndërsa drejtuesi i makinës tjetër mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

 

Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi respektimin e procedurave të sigurisë në punë, kriteret e punësimit të drejtuesve të mjeteve të rënda dhe përgjegjësitë që mund të kenë subjektet e përfshira.

 

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit dhe nëse ka pasur shkelje ligjore lidhur me drejtimin e mjetit dhe punësimin e personave të përfshirë.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy