
Emisioni “Xhadat” trajtoi rastin e familjes Koroni nga fshati Muçaj i bashkisë së Vorës, e cila jeton në çadër që nga viti 2019.
Nga tërmeti i 26 Nëntorit shtëpia ku ata ishin strehuar nga një i afërm i tyre u shpall e pabanueshme dhe si rrjedhojë përfunduan në çadër.
Kryefamiljari, Hekurani, i cilin vuan nga astma punon me ditë në bujqësi, ndërsa gruaja, Valentina nuk punon sepse duhet të kujdeset për 3 fëmijët e vegjël. Brenda ambjenteve të kësaj çadre gjen 2 dhoma të improvizuara: një kuzhinë dhe një dhomë gjumi. Ajo që të bën përshtypje është se janë vetëm 2 krevate për 5 persona.
Drama më e madhe është se prej shtatë vitesh jetojnë pa energji elektrike, duke u ndricuar me qiri, ndërsa për të gatuar përdorin një sobë gazi, të cilën ja kanë falur komshinjtë.
Kërkesat e fëmijëve janë shumë minimale. Kristina, 5-vjeç do vetëm një televizor që të shohë kukulla. Kryefamiljari i dëshpëruar kërkon një sobë druri që të ngrohen fëmijët, sepse dimri është shumë i vështirë për t’u përballuar me batanije, ndërsa nëna i bën thirrje shqiptarëve që t’u falin ushqime dhe veshmbathje.
Kjo familje ka nevojë për ndihmë ekonomike. Kushdo që mund të ndihmojë le të kontaktojë në këto numra: 0686359601, 0683069683.



