Turizmi në Durrës/ Garo: 100 mijë vizitorë kanë hyrë në port në tremujorin e parë. Prenotimet nga vizitorët nga Kosova kanë rënë me 80% (VIDEO)

Turizmi në Durrës/ Garo: 100 mijë vizitorë kanë hyrë në port në tremujorin e parë. Prenotimet nga vizitorët nga Kosova kanë rënë me 80% (VIDEO)

Durrësi ka mirëpritur këtë vit 16% më shumë turistë të huaj se një vit më parë.

Gazetarja Ervina Garo tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, 100 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në Portin e Durrësit.

Duke cituar operatorët turistikë, Garo bëri me dije se prenotimet nga turistët nga Kosova kanë rënë me 80%.

Drupal Ad

Ka një rritje të ndjeshme që nisin nga hyrje-daljet në Portin e Durrësit. Gjatë tremujorit të parë janë 100 mijë shtetas që kanë ndaluar në port. Janë 16% më shumë se në të njëjtin periudhë me vitin e kaluar në lidhje me shtetasit e huaj. Operatorët turistikë kanë pritshmëri më të larta se një vit më parë, tashmë mund të flitet për një sezon të shtrirë, prenotimet kanë nisur që në mars. Kanë rënë 80% prenotimet nga shtetasit kosovar kjo për shkak të hapjes së vizave.

Për korrik dhe gusht prenotimet janë të plota. Shtetasit e huaj që kanë preferuar Durërsit janë më së shumti gjermanët, por nuk mbetet pas dhe vizitorët nga të tjerët.

Garo tha se ka një rritje me 20-30% të çmimeve, duke shtuar se ky fakt shqetëson më shumë qytetarët durrsakë sesa turistët.

Ka një rritje prej 20-30% të çmimeve.

I ndalur tek turizmi kulturor, Garo sqaroi se muzeu i Durrësit nuk është funksional.

Muzeu nuk është funksional, por është Torra Veneciana ajo që i ka hapur dyert për këdo që është i interesuar të zbulojë historinë e Durrësit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy