Vangjeli: Mëkatarët janë në mazhorancë, bëjnë zhurmë! Në 30 vjet, progresi ynë është fantastik

Vangjeli: Mëkatarët janë në mazhorancë, bëjnë zhurmë! Në 30 vjet, progresi ynë është fantastik

Dëshpërimi zakonisht është armë e fuqishme e individit i cili has padrejtësitë, atë që e konsideron si jomorale, që konsideron si të dëmshme kontrastet gjithmonë e më të theksuara, në një shoqëri gjithnjë e më të dëshpëruar si Shqipëria, që herë i vënë emrin SPAK, herë i vënë emrin Zot, është një nevojë e brendshme, që edhe nuk ekziston shoqëria rreket ta krijojë.

Zullumi dobësohet, litari kur trashet bëhet më i fortë. Zullumet janë të pafundme, mëkatarët janë të pafund dhe janë në mazhorancë, për shkak se bëjnë më shumë zhurmë, janë më të dukshëm.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, lidhur me Prokurorinë e Posaçme, SPAK, analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se 30 vjet janë pafundësisht shumë për jetën tonë, pasi është një brez njerëzor, dhe për një individ është pjesa më vitale.

Por sipas tij, në historinë e një kombi është më pak se një hapje-mbyllje sysh.

Por kur thua që gjetkë ka... Të tjerët e kanë bërë nëpër qindra mijëra vjet. Kanë krijuar atë që ne ende nuk e kemi, traditën, shto dhe traditën e individit shqiptar me shtetin, është një raport i frakturuar.

Në 30 vjet, progresi ynë është fantastik, është i jashtëzakonshëm. Edhe pse mund të ketë shumë balle të vrenjtur nga kjo që them.

Ngjan sikur nga dje ne kemi trashëguar një Zvicër me det dhe me diell dhe ne kemi tentuar ta shkatërrojmë.

Krahasimi me të shkuarën është i jashtëzakonshëm, progresi është i jashtëzakonshëm.

Por ne nuk ditëm të mësojmë as nga eksperienca dhe as nga gabimet e së shkuarës.

Sikur ata që na kanë qeverisur të silleshin si shërbenjës, ky vend do ishte pafundësisht më mirë. Dhe kjo është drama jonë më e madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy