Pse i nxehti ekstrem në Europë po kthehet në fenomen normal (VIDEO)

Pse i nxehti ekstrem në Europë po kthehet në fenomen normal (VIDEO)

Ndërsa Europa po përballet me një valë të nxehti përvëlues, shkencëtarët thonë se temperatura të tilla rekord mund të bëhen diçka e zakonshme pasi ndryshimet klimatike i kanë çrregulluar skemat e zakonshme të ndryshimit të motit.

“Ajo që dikur cilësohej i nxehtë i pazakontë do të bëhet diçka normale, madje në disa raste tashmë është bërë”, thotë Friederike Otto, që drejton Institutin për Ndryshimet Ambientale në Universitetin e Oksfordit.

Së bashku me një skip studiuesish, Otto ka analizuar të dhënat e shtatë stacioneve të ndryshme të monitorimit të motit në Europën Veriore gjatë muajve të fundit, për t’I krahasuar më pas me të dhënat e regjistruara që prej fillimit të viteve 1900.

Krahasimi ka nxjerrë se në Rrethin e Arktikut, vala aktuale e të nxehtit është e paprecedent qëkur ka nisur regjistrimi i të dhënave mbi motin.

Ndërkohë, të dhënat e mbledhura në stacione meteorologjike më në jug, si Holanda, Danimarka dhe Irlanda, tregojnë se ndryshimet klimatike e kanë dyfishuar mundësinë e prekjes nga valë të tilla të nxehti.

“Kjo është diçka për të cilën duhet të përgatitemi”, thonë shkencëtarët.

Megjithatë, edhe nëse nuk e reduktojmë nivelin e lartë të gazeve që shkaktojnë efektin serë dhe lidhen direkt me ndryshimet klimatike, ka një lajm që mund të quhet i mirë. Shkencëtarët në Universitetin e Reading-ut në Britani thonë se stina e verës tashmë mund të parashikohet disa muaj para se ajo të vijë. Monitorimi i temperaturave në Atlantikun Verior gjatë pranverës mund të përdoret për të parashikuar sasinë e reshjeve të korrikut dhe gushtit me më shumë saktësi se më parë.

Meteorologët thonë se për pjesën më të madhe të muajve qershor dhe korrik, rrymat e ajrit të formuara nga erërat perëndimore kanë qenë më në veri të pozicionit të tyre të zakonshëm dhe temperaturat në Oqeanin Atlantik të Veriut kanë qenë më të ulëta se zakonisht në jug të Groenlandës, por më të larta në zonat subtropikale.

Kjo e ka ndarë Europën në dy pjesë: pjesa verilindore e kontinentit përjetoi nxehtësi dhe thatësira, ndërsa Islanda, Portugalia, Spanja dhe Italia u përballën me mot më të freskët dhe me stuhi.

Nxehtësia e pandërprerë në të gjithë Evropën ka djegur tokën, shkatërroi të korrat dhe nxiti një valë zjarresh nga Suedia në Greqi, ku më shumë se 90 vetë humbën jetën në fund të muajit të kaluar.

Moti i pazakontë i lagësht dhe stuhitë në Evropën Jugore në fillim të sezonit ishin gjithashtu shkatërruese.

Në Francë, Shoqata e Kompanive të Sigurimit vlerëson që dëmet nga stuhitë dhe përmbytjet kanë arritur në 430 milionë euro. Këtë javë, katër persona vdiqën në përmbytjet që përfshinë ishullin francez të Korsikës.

I nxehti përvëlues po arrin në Spanjë dhe Portugali, vende ku temperatura pritet të arrijë në 48 gradë celcius gjatë fundjavës.

"Valët e sotme të të nxehtit pak kanë të bëjnë me ato të mëparshmet. Ata përhapen në hapësira shumë më të mëdha, janë më intensive dhe gjithashtu kanë tendencën të zgjasin më gjatë ", thonë meteorologët.

Nëse nuk gjendet zgjidhja për të frenuar emetimin e gazrave serrë, ata paralajmërojnë se "ajo që ne sot e quajmë i nxehtë i pazakontë, në të ardhmen jo aq të largët, thjesht do të quhet verë".   / Euronews / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy