"Do të jem me pushime një javë", i sëmuri me Covid vdes një ditë pas infektimit

"Do të jem me pushime një javë", i sëmuri me Covid vdes një ditë pas infektimit

"Unë kam një javë pushim pasi jam infektuar me Covid". Kjo ishte shakaja e bërë nga një 42- vjeçar në Facebook i cili vetëm një ditë më pas vdiq për shkak të ndërlikimeve të infeksionit.

Personazhi i kësaj historie është Kevin Woolley, 42 vjeç, i cili më 3 janar zbuloi se kishte koronavirus pasi i ishte nënshtruar një tamponi. Ai punonte si shofer autobusi dhe nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese, arsye që e mori lehtë infektimin.

"Edhe një javë pushim!", ishte shakaja e tij, por vetëmn një ditë më pas ai humbi betejën me koronavirusin.

Disa orë më vonë, Stuart, vëllai i Kevin, u tha gazetave britanike: "Unë udhëtoj nëpër vend, shoh njerëz që shkelin rregullat gjatë gjithë kohës, njerëz pa maska, me maska ​​nën hundë dhe është kaq zhgënjyese. Kini kujdes me koronavirusin".

Ai kujtoi se vëllai i tij "nuk kishte njohur sëmundje të tjera, shkonte në palestër dhe i pëlqente të peshkonte: me sa di unë nuk kishte asgjë të veçantë dhe autopsia nuk tha asgjë tjetër.

Ai më kishte kontaktuar një ditë para testit duke më pyetur cilat ishin simptomat e mia, pasi që në të kaluarën isha sëmurë me Covid ".

Kevin Woolley u diagnostikua me Covid më 3 janar dhe vdiq të nesërmen duke lënë tre fëmijë, Joshua 15, Fion, 14 vjeç dhe djalin e tij më të vogël Oscar, 7 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy