Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e prokurorive të rretheve dhe me konkretisht me ato të Beratit dhe Lushnjes, të cilët i kanë bërë me dije situatën në këto zona. Arben Dyla dhe Eloida Goxhi, dy drejtuesit e prokurorive në fjalë, i kanë bërë një rezyme Ibrahimit, që nga ana tjetër është dakordësuar edhe për një bashkëpunim më të ngushtë mes prokurorive dhe Këshillit.
Në takimine zhvilluar në kushtet e koronavirusit kreu i KLP-së theksoi rëndësinë e përmirësimit të imazhit të prokurorëve dhe sistemit të drejtësisë në media dhe rritjen e besimit ndaj publikut. Ai ftoi prokurorët në një ndërveprim më të gjerë edhe në institucionalizimin e Këshilltarit të Etikës, si një ndërlidhës efecient mes prokurorëve dhe Këshillit.
Gjithashtu në takim u tha se është me rëndësi shtimi i numrit të Oficerëve të Policisë Gjyqësore, të atashuar pranë zyrave të prokurorive.
Në fund kreu i KLSH-së siguroi prokurorët për një mbështetje të pakushtëzuar të interesave dhe nevojave të tyre për sa kohë që edhe ata do të përmbushin detyrat dhe të kenë parasysh betimin që kanë bërë kur janë emëruar në detyrat e tyre se do i shërbejnë interesit publik, shtetit ligjor dhe do të mbrojnë interesat e shtetit, kundrejt çdo shkelësi ligjor.



