Të kërkuar në Itali për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen tre të rinj në Fier

Të kërkuar në Itali për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen tre të rinj në Fier

Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin me sukses të tre operacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në kuadër të përpjekjeve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bazuar në informacione të siguruara nga strukturat operacionale dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane, gjatë këtyre operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit u arrestuan tre shtetas shqiptarë, të kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në Fier;

-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga A. M., 29 vjeç, banues në Fier;

-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. F., 22 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim. 

Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdha droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy