Amsterdami synon mbylljen e zonës së dritave të kuqe, planifikohet qendra erotike shumëkatëshe

Amsterdami synon mbylljen e zonës së dritave të kuqe, planifikohet qendra erotike shumëkatëshe

Qyteti i Amsterdamit po planifikon një “qendër erotike” shumëkatëshe që duhet të zëvendësojë lagjen e famshme të dritave të kuqe të qytetit holandez. Por ka një problem, shkruan “The Guardian” askush nuk e dëshiron në lagjen e tyre, madje edhe punonjësit e seksit.

Vitin e kaluar kryebashkiaku dhe këshilli i qytetit vendosën të zhvendosin dhe transformojnë lagjen e dritave të kuqe, e cila prej vitesh ka përjetuar nivele në rritje të krimit dhe probleme të tjera të rendit publik. Më pas një arkitekt prezantoi projektin e një ndërtese futuristike me 100 dhoma ku mund të punojnë prostitutat, që do të ekspozohen në vitrina, me bare, restorante dhe palestra.

Bashkia ka propozuar tetë zona ku mund të ngrihet “qendra erotike”, por gjithandej ka shpërthyer revolta. Kryebashkiakja e Amsterdamit Femke Halsema vendosi të kufizojë vendndodhjen e re të mundshme në vetëm tre pika.

Duke folur për “Guardian”, qytetarja e parë shpjegon se duke dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, ajo mbetet e vendosur për të përmirësuar cilësinë e jetës në qendër të qytetit, të zvogëlojë ndikimin e krimit të organizuar tek “punonjësit e seksit”, duke mbrojtur më shumë të drejtat e tyre.

“Shpresoj që të jetë e mundur të krijohet një qendër erotike që ka pak klas dhe që nuk është një vend ku mblidhen kriminelët e vegjël dhe gratë e pambrojtura, por gjithashtu e kuptoj se rruga është e gjatë sepse shumë njerëz e lidhin seksin me pagesë me krimin dhe cenueshmërinë e grave. Pra, në lagje të ndryshme shumica e njerëzve nuk janë entuziastë për idenë e qendrës erotike”, shton ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy