Një sasi prej 517 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar në Memaliaj. Policia bëri të ditur se ka arrestuar me akuzën “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” Neim Bishanin, 54 vjeç.
Lënda narkotike ishte paketuar në 60 thasë, të cilat ishin mbuluar me një plasmas të madh të zi mes gjetheve e kërcejve. Thasët janë gjetur në banesën e Neim Bishanit në fshatin Zhapokikë, Memaliaj. Gjithashtu u gjetën dhe 1440 copë fishekë luftarakë.



