Gjykata e Posaçme pushon hetimin ndaj anëtares së KPK-së, Brunilda Bekteshi

Gjykata e Posaçme pushon hetimin ndaj anëtares së KPK-së, Brunilda Bekteshi

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e procedimit për Brunilda Bekteshin, anëtare e KPK-së.

Shoqata Drejtësi për Drejtësinë kallëzoi penalisht në SPAK, Brunilda Bekteshin, në  shtator të 2020, duke kërkuar hetimin e saj për mos deklarim të një apartamenti dhe parregullsi në deklarimin e një kredie.

Pala kallëzuese i kërkonte kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja të hetojë Brunilda Bekteshin në lidhje me një kontratë shitblerje apartamenti në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë, me lekë në dorë.

Dy ditë më pas, në 2009 është marrë një kredi në bankë për blerje apartamenti, në shumën 54 mijë euro ndërkohë që në dokumentacion kuptohet se kredia është marrë për blerjen e apartamentit që në të vërtetë është blerë në vitin 2007.

Në lidhje me këtë pronë, në kallëzim thuhej se nuk rezulton të ketë një kontratë për blerje të apartamentit pas marrjes së kredisë në vitin 2009. Po kështu huaja bankare e marrë është shlyer brenda një afati 5 vjeçar, duke krijuar dyshime mbi të ardhurat e siguruara për mbylljen e kredisë.

Në kallëzim theksohej më tej se këto të dhëna nuk janë pasqyruar saktë nga Brunilda Bekteshi në deklarimin e pasurisë gjatë fillimit të detyrës si komisionere në vitin 2017. Bazuar në këto të dhëna, Shoqata për Drejtësinë kërkoi që SPAK të hetojë anëtaren e KPK Brunilda Bekteshi për akuzën refuzimi për deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy