Kriza e energjisë, ku është gabuar?

Kriza e energjisë, ku është gabuar?

Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e të karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si edhe trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm, qëndrojnë sot para të gjitha vendeve, si siluetat e një ushtrie armike në horizontin e dimrit të vështirë që bota ka përpara.

Kjo ishte emergjenca e tretë kombëtare që ka shpallur kryeministri.

Në 2019-n Shqipërinë e goditi tërmeti. Në nisje të vitit 2020 pandemia dhe tashmë pa u mbyllur mirë viti 2021, nis kriza energjitike.

Sinkron “Kjo krizë e re na vendos me detyrim-përcaktim para një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti, dhe sa pandemia në aspektin ekonomik e social.”

08.10.2021

Çdo vit Shqipëria ka nevojë për 7 terravat orë energji elektrike.

E gjithë kjo sasi mbulon nevojat për konsumatorët familjarë, bizneset, institucionet shtetërore dhe humbjet në rrjetin energjitik. 

Me çmimet e sotme të tregut kjo sasi energjie vlen 2 miliard euro.

Familjarët kanë nevojë për gjysmën e konsumit dhe pjesa tjetër ndahet mes bizneseve dhe institucioneve publike.

1 e pesta e energjisë që konsumohet humbet. 

Këto janë një nga çarjet më të mëdha të sistemit elektroenergjitik shqiptar që nuk po merr zgjidhje prej vitesh.

Vlera e energjisë që ka shkuar dëm vetëm për 8 muajt e këtij viti është 285 milion euro.

Nëse bëhet ndarja e asaj që vazhdon të vidhet nga qytetarët e bizneset dhe asaj që humbet për shkak të rrjetit të amortizuar, raporti është ky: 100 milion euro janë vjedhur dhe 185 milion euro kanë shkuar dëm për shkak të gjendjes së rrjetit.

Grangrena e humbjeve futi në krizë 10 vite më parë gjithë sistemin energjtik.

Në ato kohë humbjet arrinin 45%, pra gjysma e asaj që kalonte në rrjet ose vidhej ose shkonte dëm.

Qeveria socialiste e sapo ardhur në pushtet ndërmorri një reformë të ashpër dhe të drejtë:

  • arrestime për vjedhësit
  • pagesë e faturave që nuk paguheshin
  • rritje e investimeve për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes.

Frika e arrestimeve, ndërprerjet e energjisë për debitorët dhe detyrimi i qytetarëve të lidhin  marrëveshje për të paguar detyrimet  përmirësoi bilancin e sektorit.

Sipas llogaritjeve të Kronos nga viti 2014 dhe deri në fund të vitit të shkuar OSHEE ka futur në arkën e saj 560 milion euro për energjinë e pafaturuar ndër vite.

700 milion euro të tjera kanë hyrë në buxhetin e kompanisë së shpërndarjes nga përmirësimi i normës së arkëtimeve, unifikimi i çmimit të energjisë dhe rritja e konsumit. 

Por edhe pse të ardhurat vetëm nga reforma e dhimbshme e sektorit u shtuan me 1.26 miliard euro, trokitja e krizës vitin e shkuar e përballi me një situatë  “dejavu” kompaninë njësoj si një dekadë më parë kur energjia vidhej, nuk paguhej dhe shumica e rrjetit ishte i amorituzar: shteti po ndihmonte për të përballuar faturën e importit.

Nga e gjithë kjo tablo natyrshëm lind pyetja: ku kanë shkuar paratë dhe ku është gabuar?

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy