Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, riktheu në vëmendje skenarin për vrasjen e Tom Doshit, një denoncimi që deputeti socialist e bëri dy vite më parë.
E ftuar në një emision në Channel One, Kryemadhi tha se ky skenar u sajua nga Rama dhe Tahiri, për të hequr vëmendjen nga reforma zgjedhore dhe për të sulmuar Ilir Metën.
“Skenari për vrasjen e Tom Doshit e sajoi Edi Rama dhe Saimir Tahiri, për të sulmuar edhe Ilir Metën”, u shpreh Kryemadhi.



